Mjekja me shenjat e maskës në fytyrë, Manastirliu: Shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin

404
Sigal

Mjekët janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Në Itali në ndihmë të të prekurëve janë edhe mjekë shqiptarë.

Anxhela Murraj është pjesë e stafit mjekësor të spitalit Infektiv në Tiranë në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi.

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë publikoi foton e mjekes si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për profesionin.

“Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacienëve të prekur nga Covid-19 në spitalin Infektiv me misionin për të shpëtuar jetë”.