Qindra ton mish i importer me salmonelë dhe i prishur mbush dyqanet. AKU ngre alarmin për produktet që kanë hyrë në treg me përbërje pluhur xhami. Ja skandali
Jemi çfarë hamë, është shprehja me e dëgjuar në lidhje me ushqimin, por në fakt nuk dihet çfarë hahet. AKU ju desh “të shkonte” deri në Gjermani të informohej për analizat mbi produktet teksa qytetarët ishin duke u ngopur duke konsumuar suplemente ushqimore me copëza qelqi, kur dihet sa i rrezikshëm është për organizmin.
Më në fund Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bllokoi suplementet ushqimore, pas analizave të bëra në Gjermani për këto produkte. AKU bën me dije se në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS janë gjetur trupa të huaja si pluhur qelq. “Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr. Loti 2K1MC.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit, që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.” – njofton AKU.
Mishi i prishur festë në lokalet në vend
Shumë herë janë zbuluar në Portin e Durrësit kontenierë me qindra ton mish të importuar, të cilat janë me sarmonelë. Asnjëherë nuk janë bërë transparente: U kthyen në destinacionin nga erdhën? Vështirë! U asgjësuan? Po ashtu duket se problemet me mishin vijojnë të jenë prezente akoma për afër konsumatorit, si psh në fast food-e.
Në prag festash kërkesa për mish është e lartë, kështu mesa duket është rritur dhe niveli i abuzimit në këtë periudhë. Në Gjirokastër u sekuestruan mbi 2 kuntal produkte me bazë mishi dhe u vendosën 23 gjoba .
Gjendja e sigurisë ushqimore paraqitet e njëjtë prej shume vitesh, teksa produktet e mishit shiten lehtësisht në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Problematik mbeten dhe therja e bagëtive në rrugë dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. Mishi tregtohet i pakontrolluar nga ana e veterinerëve, pa vula dhe as raportime mjekësore.
AKU bllokoi edhe 566 kg produkt gjiro të një fast foodi pasi mbahej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.




















