Miratohet projektligji, Manastirliu: Bashkëpunim me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor

34
Sigal

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor.

Manastriliu tha se marrëveshja do të kalojë në Kuvend për t’u ratifikuar.

“Sot qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Është marrëveshje që do të ratifikohet në Kuvend”, tha Manastirliu.