Miratohet me 84 vota pro buxheti për vitin 2021

357
Sigal

Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare buxhetin për vitin 2021.

Buxheti i vitit të ardhshëm është miratuar me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se ky buxhet ka në fokus sistemin shëndetësor.

Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë, teksa bëri me dije se është bërë edhe një pagesë për të marrë vaksinën anti-COVID, si pjesë e marrëveshjes së COVAX.