Miratohet drafti për amnistinë/ Eltida Gjonaj: 28 gra do të lirohen nga burgu

480
Sigal

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se është miratuar drafti për amistinë për gratë dhe burrat e burgosur. Nëpërmjet një deklaratë për mediat, ministrja u shpreh se 28 gra do të lirohen nga burgu dhe 28 të tjera do të përfitojnë ulje të dënimit.

“Nga amnistia e miratuar me VKM fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë uljen e dënimit 28 të tjera. Nga kjo amnisti përfitojnë shumë burra që vuajnë dënimin e formës së prerë deri në 2 vjet. Përfitojnë edhe burrat që janë mbi 60 vjeç.

Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë”, tha Gjonaj.