Miratohen kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës

1621
Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018-2019, ndërkohë që edhe këtë vit pranimet do të bëhen mbi të njëjtat kritere, që janë mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës. Sa i përket peshës së mesatares së tre viteve, kjo e fundit varion nga një fakultet në tjetrin, sikurse edhe vlerësimi i lëndëve me zgjedhje. Në dy vitet e fundit, qeveria ka vendosur notën 6 si kusht për të konkurruar në universitetet publike. Një vit më parë në UT, u pranuan mbi 5600 studentë të rinj, parashikohet që kuotat të jenë në këtë nivel edhe për vitin e ardhshëm, nisur edhe nga kapacitetet që kanë fakultetet. 

Fakulteti i Drejtësisë: 50% e pikëve mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës 50% grup-lëndët me zgjedhje.

Fakulteti i Shkencave Sociale: 50% e pikëve mesatarja e 3 viteve, 40% provimet e detyruara të Maturës, 10% provimet me zgjedhje.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: 100% pikëve mesatarja e tre viteve dhe rezultatet e Maturës.

Fakulteti Histori-Filologji: 80% e pikëve mesatarja e 3 viteve dhe 20% provimet e Maturës Shtetërore.

Fakulteti i Ekonomisë: 50% të pikëve mesatarja e 3 viteve dhe 50% gruplëndët për provimet me zgjedhje.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës: 25% e pikëve mesatarja e 3 viteve dhe 25% provimet e Maturës, 50% grup-lëndët me zgjedhje.
Sigal