Minoritarët në protestë: Asnjë linjë urbane nuk kalon në fshatrat e Dropullit

258
Sigal

Banorët e fshatrave të thellë të Dropullit të Sipërm, duhet të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë për të arritur në qendrën e njësisë administrative pasi transporti publik nuk funksionon për këto fshatra.

Banorët që në 80% të tyre janë të moshuar të vetmuar kërkojnë që ky problem të marrë zgjidhje përndryshe ata do të vendosin të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme si dhe do të bllokojnë rrugën nacionale drejt Kakavijës.

Që prej janarit të vitit 2017, bashkive ju hoq e drejta për liçensimin e subjekteve të transportit të udhëtarëve dhe këtë kompetencë e mori Ministria e Transporteve që në atë moment vetëm sa e pezulloi por nuk i dha asnjë zgjidhje transportit.

Ata kërkojnë transportin nga fshatrat e tyre drejt Gjirokastrës pa qenë të detyruar të ecin më këmbë e më pas të ndryshojnë disa mjete për një distancë që nuk i kalon 30 km.