Ministrja Shahini: “Sot nisi mësimi plotësues për 4,500 nxënës të klasave I-V që nuk kanë patur akses në mësimin online gjatë periudhës mars-maj, 2020”

74

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka publikuar një album me foto nga nisja e mësimit plotësues sot për nxënësit që nuk kanë patur akses siç duhet gjatë mësimit online gjatë periudhës mars-maj, 2020.

 

“Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore”, shkruan Znj. Shahini ndërsa nënvizon faktin se shkollat e hapura kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare me qëllim ruajtjen e distancimit fizik dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit.

Për këtë proces dy-javor përsëritjeje që do të zhvillohet dëri më 11 shtator dhe do t’i paraprijë fillimit të vitit të ri shkollor, do të angazhohen rreth 2,600 mësues për 600 klasa të kësaj kategorie nxënësish.