Ministrja Kushi pret delegacionin nga Universiteti italian i Tuscia-s. Në fokus, bashkëpunimi për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë

155
Sigal

 

###

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka pritur një delegacion nga Universiteti i Tuscia, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.

“Në kuadër të objektivit tonë të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, mirëprita në ministri Prof. Dr. Stefano Ubertini dhe delegacionin e tij nga Universiteti i Tuscia në Itali, me të cilët diskutuam gjerësisht për nisjen e bashkëpunimit me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”- shkruan Ministrja.

Ajo nënvizon se gjatë takimit fokusi ka qenë në hedhjen e hapave konkretë për programe të përbashkëta studimi, projekte të kërkimit shkencor dhe shkëmbime të ndryshme mes pedagogëve dhe studentëve.

###

Linku i publikimit:
https://www.facebook.com/103464624802314/posts/354193933062714/?d=n