Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku stafi i mjekëve dhe infermierëve po përballon një fluks të shtuar të urgjencave në këtë sezon turistik.
Nga Vlora, ministrja Koçiu foli me shifra ku bëri të ditur se vetëm në këtë qytet bregdetar të jugut 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë drejt numrit 127 të Urgjencës Kombëtare, duke e çuar numrin e vizitave në banesa deri në 6645 vizita nga stafi mjekësor. Fluksi i qytetarëve lidhet edhe me numrin e madh të turistëve të huaj në këtë sezon veror, theksoi ndër të tjera ministrja Koçiu.
Nga ana e sajë drejotresha e Spitalit të Vlorës deklaroi se, personeli, pajisiet e reja dhe ambientet cilësore, garantojnë sigurinë e jetës së pacientëve.