Ministria e Arsimit refuzon propozimin e FSHF, nuk ka hapje të basteve

167
Sigal

MAS kundër përsëritjes së katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si shkak i pasojave negative që sjell ky fenomen social në familjet shqiptare

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me ligjin e sponsorizimit, por mbi të gjitha për kërkesën e këtyre të fundit për rikthimin e basteve sportive.

Armand Duka i FSHF deklaroi se: Kërkojmë mbështetje financiare. Na u premtua nga ministrja se do vazhdojmë takime për këtë ligj, për t’i propozuar qeverisë një variant. Ligji i sponsorizimit, bastet sportive dhe një fond minimal për edukimin e fëmijëve, këto janë temat që u zhvilluan sot në takim. Nga buxheti i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nuk ka pse përjashtohet FSHF me idenë se futbolli është i pasur. Duhen kushte dhe terrene sportive për moshat. Prej disa kohësh kemi projektin ‘Topi im’, ku japim topa falas për çdo ekip që luan futboll. Nga korriku i këtij viti do kemi edhe uniforma falas dhe kërkojmë ndihmë nga minsitria”, – tha Duka mes të tjerash.

Duke ju referuar kërkesës së kryetarit të FSHF-s Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve për hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimumi 70% e të ardhurave nga bastet t’i kalojë sportit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, është përgjigjur menjëherë dhe deklaroi se e përjashton kategorikisht rikthimin e pikave të basteve, teksa deklaroi se është kundër përsëritjes së katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si shkak i pasojave negative, që sjell ky fenomen social në familjet shqiptare.

“I kam ndjekur vazhdimisht me shumë vëmendje diskutimet e fundit nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të sportit në lidhje me çështjen e rihapjes së basteve sportive. Natyrisht që pretendimet e tyre për tregun e zi të basteve nuk janë pa bazë, madje ka pasur edhe operacione policore në këtë drejtim. Por ndërkohë ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë botën, madje edhe në vendet më të zhvilluara, problemi i tregut të zi digjital të basteve sportive është shumë i ndjeshëm”,- tha Kushi.

Kjo deklaratë erdhi si reagim, referuar kërkesës së kryetarit të FSHF-s Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve për hapjen e basteve sportive të mbyllura. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimumi 70% e të ardhurave nga bastet t’i kalojë sportit.