Ministri i Jashtëm Hasani në Pragë, në takimin informal të ministrave të Jashtëm të NATO-s, diskutime për parandalimin e konflikteve

39
Sigal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim, i cili zhvillohet në Pragë (Republika Çeke), në datat 30-31 maj 2024. Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministrat aleatë do të trajtojnë progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën, informoi zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Ëashington (SHBA) në 9-11 korrik 2024.