Ministri Demiraj shkon vetë në Elbasan për të shuar zjarrin: E papranueshme, ku janë…

474
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka zbritur vetë në terren për të parë situatën nga zjarret dhe madje për të kontribuuar për fikjen e tyre.
Ai ka postuar disa foto në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa me një degë përpiqet të shuajë flakët, por vë në dukje mungesën e autoriteteve vendore për normalizimin e situatës.
Demiraj apelon se vetëm nëse bashkëpunohet situata mund të vihet në kontroll.
“E papranueshme. Jam në Krastë të Elbasanit dhe vetëm pak forca zjarrfikëse, të ushtrisë, emergjencave civile janë angazhuar në shuarjen e flakëve.
Asnjë person nga qeveria vendore, bashkia, qytetarë të zonave përreth.
Kjo situatë vihet nën kontroll të plotë vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Një falënderim shkon për z Premci dhe strukturat e tij”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

zjarr Demiraj (2)
zjarr Demiraj (1)zjarr librazhd
Sigal