Ministri Çuçi: Aplikoni për fondet e Skemës Mbështetëse

531
Sigal

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, në Gjirokastër u bëri thirrje fermerëve të kësaj zone të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare. “Skema e këtij viti ndër të tjera favorizon blegtorinë dhe besoj se kjo i shkon shumë përshtat Gjirokastrës, që njihet si një prej qarqeve me numër të madh krerësh dhe me traditë të hershme në blegtori. Po kështu vijon mbështetja për ata që duan të investojnë në agroturizëm. Skema Kombëtare dhe Programi IPARD përbëjnë një paketë financiare domethënëse në shërbim të sektorit bujqësor dhe agropërpunues në vend. Ju nxis sërish të aplikoni!”, tha ministri Çuçi gjatë takimit. Aplikimet për të përfituar nga këto fonde do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe ADISA nga data 23 prill deri më 17 maj 2019. Krahas dokumenteve të identifikimit, fermerët duhet të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv. Fondi i Skemës Kombëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Evropian IPARD, thirrja e dytë e të cilit pritet të hapet pas disa muajsh. ​