Procesi i vërtetimit të pronësisë së automjeteve ka qenë i paralizuar prej më shumë se një jave, duke shkaktuar kaos dhe shqetësim te qytetarët.
Shërbimi në platformën e-Albania, i cili duhet të lehtësojë këtë procedurë, nuk funksionon, ndërsa AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karcanaj nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.
“Përshëndetje, bëni ndonjë postim për çështjen e vërtetimit të pronësisë së automjeteve se nuk punon e albania ka 1 javë s’po ndihet askush shteti s’po reagon se ç’po bëjmë ne qytetarët e thjeshtë punën që duhet të bëjë administrata , nuk shet dot makinë ose të blesh makinë se duhet të vesh nga një vend në tjetrin po bëhen noteri të pa plotësuara etj , E Albania fle gjum!”, denoncojnë qytetarët.
Kjo situatë ka krijuar pengesa të mëdha për ata që duan të shesin ose të blejnë automjete, duke i detyruar qytetarët të ndjekin procedura të stërzgjatura dhe të lodhshme.
Noterët raportojnë gjithashtu mangësi në dokumentacion për shkak të ndërprerjes së shërbimit, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.
Heshtja e autoriteteve e rëndon situatën dhe rrit pakënaqësinë e qytetarëve.
Në një kohë kur sipas kryeministrit digjitalizimi i shërbimeve shihet si një zgjidhje për të shmangur burokracinë, ky rast tregon se sa lehtë hidhen milionat e taksave të popullit nga Karcanaj për oligrakët dhe sërish sistemi nuk funksionon.






















