Berisha thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestë, të mbrojmë të ardhmen

84
Sigal

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale para nisjes së protestës.

Përmes një videoje në Tik Tok, Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që të marrin pjesë në protestë. Kreu i PD-së thotë se përmes revolucionit që ka nisur selia blu, mund të mbrohet e ardhmja e të rinjve.

“Me ketë mesazh ju bëj edhe një herë thirrje në ditën e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës të bashkohem në idealet tona në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi. Kjo është një protestë për çdo qytetar.

Është protestë në radhë të parë e çdo të riu. Është një proteste në të cilën duam të japim mesazhe se do të mbrojmë të ardhmen tonë me këtë revolucion. Por revolucionet kanë dhe duhet të kenë udhëheqës të rinj, guximin qëndresën, idealet ëndrrat e tyre të bukura,”– dëgjohet të thotë Berisha.

Opozita do të zhvillojë sot një protestë kombëtare. Protesta pritet të nisë në orën 12:00. Një pjesë e demokratëve dhe mbështetësve të kryedemokratit Sali Berisha do të mblidhen fillimisht në selinë blu, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve do të jenë të shpërndarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Me daljen e Berishës dhe të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta nga zyrat përkatëse, do të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të jetë dhe kulmi i protestës.

Berisha e Meta do të jenë ndër folësit kryesorë në podium, por nuk do të mungojnë as të tjerët.