Mijëra njerëz do të pushtojnë rrugët e Tiranës, ja çfarë do të ndodhë më 15 tetor

646
Sot ishte dhe data e fundit e regjistrimit të qytetarëve për të qenë pjesë e Maratonës së vrapimit të Tiranës.
Mësohet se janë me mijëra qytetarët të cilët e kanë mbështetur këtë nismë duke aplikuar në adresën online www.maratonaetiranes.al, ku nuk kanë munguar edhe mjaft shtetas të huaj të cilët kanë shprehur dëshirën që të vijnë në 15 tetor në Tiranë.
Të gjithë ata që janë regjistruar tashmë, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.
Nga ana e saj, Bashkia e Tiranës ka filluar punën për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme, ndërkohë që janë të shumtë ata që kanë filluar edhe përgatitjet për vrap, duke zgjedhur Parkun e Madh të Liqenit apo parqet e tjera natyrore të krijuara sëfundmi.
Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.
Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Pas suksesit të vitit të kaluar, Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.
Sigal