Meta takon studentët e Durrësit: Agresioni rus të ndalet, TAP investimi më i rëndësishëm në vendin tonë

156
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot një grup studentësh të Universitetit të Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’. Kreu i shtetit ka theksuar me studentët se agresioni rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe të arrihet sa më parë një marrëveshje përmes dialogut dhe diplomacisë.

“Demokracia është arma më e mirë për të siguruar paqe, mirëqenie dhe zhvillim për popujt, ndaj sa më shumë forcohet demokracia aq më shumë parandalohen konfliktet.

Nuk duhet të harrojmë se liria nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë. As si dhuratë. Por ajo duhet mbrojtur në çdo kohë.

Vlerësova rëndësinë e gazjellësit TAP për sigurinë energjitike të Europës, projekt që rrit ndjeshëm pavarësinë nga gazi rus.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në vendin tonë.

Falë TAP-it, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike strategjike europiane dhe ne duhet të krenohemi për këtë.”-shkruan Meta në rrjete sociale.