Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.
Gjatë takimit, presidenti vlerësoi mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit.
‘Prita me kënaqësi Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.
Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital.
Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të ‘start-up’ – eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri’, shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.




















