Meta dhe Kryemadhi urojnë besimtarët ortodoksë për pashkët

88
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar Kishën Ortodokse në Tiranë ku kanë takuar fortlumturinë e tij Janullatos dhe uruar për festën e Pashkës.

Meta: Është një ditë e jashtëzakonshëm, është një moment shumë shpres sjellës na fton të kapërcejmë dhimbjet edhe të rrisim shpresat e kurajën për një të ardhme të mbarë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Dhe ishte kënaqësi e veçantë të uroja përsëri fortlumturinë e tij Janullatos dhe njëkohësisht përmes tij të gjithë besimtarët tanë ortodoksë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë pashkë shumë të mbara për të gjithë mendoj unë.

Kryemadhi: Kapërcimin e dhimbjes dhe lulëzimin e shpresës kjo është gjëja më e rëndësishme dhe surpriza më e madhe për të gjithë.