Mësuesi i akuzuar për abuzim të nxënëses: Po hakmerret ish-krushka ime, për të më diskretituar

494
Sigal

Për herë të parë, mësuesi 63 vjecar M.D. nga fshati Mucodemaj në Bashkinë Memaliaj i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses së vet 11 vjecare, “zbërthehet” dhe tregon me detaje versionin e tij të mbrojtjes. Mësuesi i akuzuar ka qëndruar në heshtje të plotë 1 vjeçare pasi sipas tij, ka dashur që organet hetimore të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar qoftë edhe nga ndonjë deklaratë momentale e tij.

Ngjarjen e quan tërësisht një inskenim që ka pasur për qëllim të diskretitojë atë dhe aq më tepër që prindërit e nxënëses së tij, janë keqpërdorur në këtë histori që fundi do t’i gjendet shumë shpejt.

Mësuesi në rrëfimin e tij për Foxnews tha se ka pasur raporte miqësore me familjen e nxënëses 11 vjecare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish-krushka e tij që jeton në Sarandë e cila mendohet se është personi që u hakmorr në këtë mënyrë, për shkak të kurorës së prishur.

Ka qenë ajo që vuri në alarm Besnik Mucodemin dhe bashkëshortenm e tij (prindërit e fëmijës) duke inskenuar një skemë hipotetike ngacmimi seksual nga unë karshi fëmijës së tyre-shprehet mësuesi i akuzuar. Përmes telefonatës anonime, u zbulua autorësia që ishte ish krushka e ime e cila vendosi një alarm të rremë-shprehet ish mësuesi.