Koronavirusi, 5.7 milionë të infektuar dhe mbi 357 mijë vīktīma në të gjithë botën

314
Sigal

Numri i infeksioneve dhe i viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën vijon të jetë i lartë. Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 5 792 890 dhe 357 471 të tjerë kanë humbur jetën.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 102 107 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 37 460, Italia me 33 072 viktima, Franca me 28 596 dhe Spanja me 27 118.

Ndërkohë tashmë Kina që ishte dhe vendi i origjinës së koronavirusit ka dhe numrin më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa vende të tjera. Në Kinë kanë humbur jetën vetëm 4 634 persona.

Në Shqipëri janë shënuar 33 viktima dhe janë infektuar 1,050 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 2 498 884 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2.8 milion raste aktive që presin të shërohen.