MESAZHI I SHOQATES BASHKESIA DIBRANE PER ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021 !

119
Sigal

  MESAZHI I SHOQATES PER ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021 

Të dashur miq dhe anëtar të komunitetit dibran të Tiranës, të Dibrës, të diasporës dhe Shqiptar të kudondodhur !

Data 25 prill po afron, si një ditë e rëndësishme e vlerave demokratike për të shfaqur vullnetin  për të ecur përpara, si dhe për të zgjedhur njerëzit e duhur për një qeverisjeje të ndërgjegjëshme me frymën e sundimit të drejtësisë në vend.

Do t’ju apelonim që i gjithë komuniteti ynë dibran në Tiranë si dhe të gjithë anëtarët e tjerë, të cilët kanë

ardhur nga emigracioni posaçrisht për të votuar më 25 prill, të marrin pjesë masivisht në këtë proces vendimtar, historik dhe të shumëpritur, duke e shfaqur vullnetin e tyre që në mëngjes në kutitë e votimit.

Të dashur miq, mesazhi  i Kryesisë së Shoqatës dhe Këshillit të të Urtëve është që të jeni dinjitoz dhe përcaktues me votën tuaj. Në këtë proces duhet të mbisundoj vetëm referenumi demokratik, kushtetues dhe i pacënueshëm nga asnjë forcë apo komponent politik apo anarkik.

Vlerësojmë dhe respektojmë frymën e mesazhit për datën 25 prill nga partnerët dhe miqtë e Shqipërisë, Ambasadorja e SHBA-ve znj. Juri Kim, si dhe nga ambasadorët e tjerë të vendeve të BE, se duhet votuar me vlerësim për të ardhmen tonë dhe të integrimit të Shqipërisë.

Shoqata Bashkësia Dibrane, vlerëson punën intensive dhe angazhuese të Presidentit të Republikës          z. Ilir Meta, që të gjithë  qytetarët e Shqipërisë  të votojnë me ndërgjegje, me energji kundër cdo lloj dhune, shantazhimi, diktati apo vandaliteti dhe agresioni.

Ju bëjmë thirrje publike komunitetit tonë dibran, dhe çdo personi që gjen mbështetje dhe prehje në familje, shoqëri, komunitet dhe pranon parimet dhe vlerat Shqiptare dhe ato evropiane. Mos e shisni votën, pasi i keni shitur shpirtin djallit me një xhes të tillë, dhe kjo do jetë një njollë e përjetëshme.

Ftojmë qytetarët tanë, që të votojnë masivisht që në mëngjes, duke ftuar në votim anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë që e vlerësojnë këtë proces.

Ftojmë gjithashtu të gjithë rrjetin e shoqatave patriotike dhe shoqërinë civile, të japi mesazhe për zgjedhje të lira, të ndershme dhe qytetare, si dhe të thërrasin  anëtarësinë e tyre në votim.

Të votosh, do të thotë të jesh njeri me të drejta të lindura dhe i lirë !

Lirinë s’ta fal kush, por duhet ta fitosh me gjak. gjaku asht i shtrenjtë, por liria asht ma e shtrenjtë”                                                                                                      Haki Sharofi

VOTONI ME SY TE LIRE !

VOTONI ME DINJITET !

VOTONI ME ZEMER !

VOTONI ME SHPRESE !

KRYESIA DHE KESHILLI

BASHKESIA DIBRANE

TIRANE, SHQIPERI