Mesazhi i ministrit Tahiri: Ky Halloween mund të jetë vërtet i frikshëm

547
Sigal

Ministri
i Brendshëm, Saimir Tahiri ka një mesazh për të gjithë shqiptarët sot kur
festohet “Nata e Shtrigave” ose e njohur ndryshe si Halloween. Për ministrin
nuk ka asgjë të keqe që njerëzit vishen me kostume të frikshme, që vizitojnë
njëri-tjetrin, apo festojnë së bashku deri në mëngjes, problemi qendron nëse
vendos të ngasësh makinën në gjendje të dehur.

Me anë të një video të postuar në rrjetin social facebook, ku tregohen
me foto disa aksidente të rënda në vendin tonë, ministri ka dashur të
sensibilizojë të gjithë drejtuesit e mjeteve me mesazhin: “Ky Halloween mund të
jetë vërtet i frikshëm. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor”.

Ndërsa nga të gjithë ata që e
shohin këtë mesazh, ministri kërkon që ta shpërndajnë, që të shpëtohen më shumë
jetë nga aksidentet rrugore. “Sot festo me kujdes! Shpërndaje sa më shumë,
ndihmo të shpëtosh shëndetin dhe jetën nga aksidentet rrugore”,- shprehet
ministri.