Pezullohet lundrimi në portin e Vlorës për shkak të motit të keq, vonesa për tragetet

545
Lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar mëngjesin e sotëm për shkak të motit të keq. Në Port nuk ka mbërritur ende trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i cili duhet të ankorohej në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Sakaq, mësohet se trafiku detar është i pezulluar, dhe mjetet lundruese janë në radhë.
Dallgët brenda gjirit në Vlorë arrijnë rreth 5 ballë, ndërsa jashtë tij në 7-8 ballë.
Ndërsa në Portin e Durrësit, mësohet se deri më tani nuk ka probleme për mjetet lundruese.
Sigal