Prof. Dr. Lisen Bashkurti: Doktrinarët e vetizolimit nisen për mision!?

617
Sigal

Uroj të mos jetë e vërtetë! Disa portale po shkruajnë se nga aulat politike
të opozitës shqiptare po nisen kapuçonet e doktrinës së vetizolimit për në Bruksel.
Thonë se janë nisur me misionin obskurant, gjithnjë sipas mediave e portaleve, për
të lobuar kundër hapjes se negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Po
kush nuk e dëshiron integrimin në BE? Dishepujt e vetizolimit, tre plagë të thella
i la Shqipërisë dhe shqiptarë ve regjimi i kaluar. Se pari, i la varfërinë e
paimagjinueshme. Kjo është kaq e vërtetë saqë mund të thuhet se regjimi
komunist në Shqipëri kishte fytyrën e mjerimit. Se dyti, i la luftën e klasave,
nga më të zgjaturat e të përgjakshmet në Evropën Lindore. Nisi kjo luftë klasash
në Mukjen e tradhtisë (1943) dhe nuk iu nda vendit gjatë të rë atij regjimi.
Kjo është kaq e vërtetë saqë mund të thuhet se regjimi komunist në Shqipëri
kishte shpirtin e urrejtjes së brendshme. Se treti, i la vetizolimin, me të mbyllur
se çdo vend në historinë moderne të Evropës. Vetizolimi filloi me segmente,
fillimisht me ShBA, Britaninë, Gjermaninë Federale, pastaj u shtri në Italinë, Jugosllavinë,
Greqinë, me tej u thellua me BRSS dhe Evropën Lindore e deri në Kinë. Mbyllje
nga çdo cep i botë s. Kjo mbyllje është kaq e vërtetë saqë mund të thuhet se
regjimi i kaluar komunist mban damkën e një kadavre në morg. Dishepujt e djeshëm,
Don Kishotët e sotëm. Bota përjeton një hapje të shpejte dhe të pandalshme,
është era e globalizimit. As shtetet e vogla e as fuqitë e mëdha nuk e ndalojnë
këtë trend. Globalizmi është trend objektiv i mileniumit të ri… Brenda
Kontinentit Evropian tendencat e hapjes janë edhe me të gjera e më të thella.
është procesi i integrimit. Ky proces përfshin katër lëvizje të mëdha: lëvizjen
e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve. Integrimi Evropian është
proces shumë progresiv vlerash dhe interesash kontinentale për 500 milionë evropianë
në rendin botëror. Don Kishotët e sotëm, paçavuret e të ardhmes. Të pretendosh
se problemet e brendshme të Shqipërisë së sotme do të zgjidheshin duke lobuar për
pengimin e integrimit të vendit në BE, është ringjallje e sindromave të regjimit
të kaluar. Me fjalë të tjera është njëlloj si të kërkosh të dertosh “demokracinë
me forcat tona”; të kërkosh që “edhe bar të hamë dhe
vetizolacionizmin mos ta tradhtojmë”; të synosh që të ringjallesh doktrinën
sipas së cilës “lufta e klasave është forca lëvizëse e shoqërisë”; të
shpallë sh luftën “kundër kapitalizmit dhe imperializmit botëror” ose
të rikthehesh në vetë varrosje. Integrimi, garanci e çdo suksesi Integrimi në BE
nuk ka alternative për mbarë shqiptaret në Ballkan. Nga ky proces Shqipëria,
Kosova, mbarë shqiptarët fuqizojnë shtetet e tyre, garantojnë shtetin e se drejtës,
të drejtat e njeriut e të komuniteteve shqiptare pakicë, luftojnë krimin e
organizuar, korrupsionin dhe i hapin rrugë prosperitetit social dhe ekonomik. Çdo
alternativë anti-integrim është proces retrograde me gjithë pasojat negative për
Shqipërinë dhe shqiptaret në Ballkan e në botë. Dishepujt e anti-integrimit nuk
janë as më pak dhe as më shumë doktrinarët e vetizolimit. Pavarësisht se doktrinarët
e vetizolimit nuk kanë asnjë shans për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE,
serish ata mund të sjellin dëme sepse do të mund të ndikojnë në ngadalësimin e
procesit integrues. Edhe frenimi i integrimit do të kishte pasoja vetëm
negative për Shqipërinë dhe shqiptarë t. Epilog për vetizolacionistet Interesat
publike dhe ato kombëtare shqiptare dëshirojnë një integrim Evropian sa më të shpejtë.
Nga ritmi i integrimit në BE varen demokracia, e drejta, ekonomia dhe siguria e
Shqipërisë. Gjithashtu, nga ritmi i integrimit do kushtëzohen edhe zgjidhja e problemeve
themelore të trashëgimisë historike kombëtare shqiptare. Thuhet se disa
politikane nga opozita si kapuçone të zinj po nisem me mision obskurant në Bruksel
për të lobuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE!?
Vetizolacioniste në erën e globalizimit dhe të proceseve integruese bashkëkohore.
Uroj mos jetë e vërtetë!