Merrni masat, ja si do të jetë moti në fundjavë

556
Temperaturave të larta po iu vjen fundi pak nga pak dhe për ata që kanë marrë pushimet në 15 ditëshin e dytë të gushtit nuk do të kenë dhe shumë mundësi për të bërë marrë rreze. 
Sipas Meteoalb, në fundjavë moti do të jetë kryesisht i kthjellët deri mbrëmjen e së dielës kur pritet ndryshim i situatës sinoptike. Orët e vona të së dielës sjellin një sistem vranësirash, shoqëruar me stuhi ere dhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore dhe ultësirën perëndimore ndërsa më pak e rrezikuar paraqitet juglindja e vendit. Në të njëjtat kushte atmosferike territori mbetet natën e së dielën dhe orët e para të së hënës.
Tabloja termike: Temperaturat mbeten të larta të shtunën por një rënie të lehtë sjell e diela ku maksimumi do shënojë rreth vlerës 37°C ndërkohë që e hëna sjell rënie të theksuar në të dy vlerat ekstremale ditore ku mëngjesi bie minimalisht në 13°C në zonat verilindore ndërsa mesdita, jo mbi 32°C në zonat jugore. Të martën ruhet thuajse konstante fusha termike ndërsa gjatë periudhës e mërkurë – e premte, do të ketë rritje të lehta dhe graduale deri në 36°C të premten.
Sigal