Krijimit të “shtetit bektashi” I ka kushtuar një artikull dhe “The Economist”. Me titull “Shpresa për harmoninë fetare merr jetë në Vatikanin mysliman”, artikulli paraqet një imazh mikpritës të Shqipërisë, ndërsa Baba Mondi përshkruhe si një figurë e dashur dhe e hapur që pranon tradita të ndyshme nga islami dhe që promovon tolerancën ndërfetare. “…bota do të festojë vendin e saj të 200-të ndoshta në fund të vitit – nëse dikush e di se çfarë është quajtur në mënyrë të pashmangshme “Vatikani mysliman”.Nëse Vatikani është ky, Baba Mondi do të jetë njësoj si Ati i Shenjtë. I veshur me një kapelë me 12 cepa ndërsa përshëndet vizitorët në kompleksin jashtë Tiranës dhe mjekrën e tij të bardhë që i rrjedh mbi rrobat e tij jeshile të qëndisura”, thuhet në artikull. Por edhe pse ky krahasim hidhet poshtë nga kreu I Bektashinjëve, the economist bën një paratnezë të historikut të kësaj feje, e cila është ndryshmne nga islami dhe që nuk predikon në ekstreme. Edhe pse bektashinjtë flasin për rreth 20 milionë besimtarë në të gjithë botën, The Economist e sheh si ekzagjerim. “Nëse Baba Mondi është lideri fetar i bektashinjve, zoti Rama shërben si kryeambasador i besimit. Në një bisedë në mbrëmje, ish-artisti shprehu zemërimin e tij për bujarinë ndaj porosisë, duke i përshkruar ato si “një thesar kombëtar që duhet ndihmuar për të mbijetuar në vitet e ardhshme”., thuhet në shkrimin që mbyllet me përurimin e xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet. “Interesat e tjera myslimane janë të zënë duke u përpjekur të fitojnë terren në Ballkan. Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u shfaq në Tiranë për të hapur një xhami me një kapacitet prej 8,000 vendesh. Shumë e shohin lëvizjen Bektashiane si një marifet PR nga zoti Rama. Ndoshta. Por qëllimi është fisnik, në përputhje me sjelljen dashamirëse të bektashinjve. Të tregosh tolerancën shqiptare”, përfundon shkrimi.




















