Në pranga dy korçarë, festuan vitin e ri nën breshërinë e armëve

582
25 vjeçari Enea Leke dhe shoku i tij 22 vjeçar Lion Kondi, të dy banues në fshatin Pojan të Maliqit janë vënë në pranga e policisë.
Arrestimi i tyre u bë pasi akuzohen se qëlluan me armë zjarri gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Policia gjeti në shtëpinë e tyre armë zjarri tip pushkë model 56, e cila posedohej nga Lion Kondi.
Në banesës e Lion Kondit u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.
Sigal