Merr fund pritja në Kapshticë, emigrantët shqiptarë kalojnë drejt Greqisë

315
Sigal

Dita e fundit e muajit gusht ka nisur e qetë në pikën kufitare të Kapshticës.

Të gjithë qytetarët që ndodheshin në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit prej ditës së djeshme kanë kaluar mëngjesin e sotëm.

Radhët në Kapshticë u kthyen pas plotësimit të kuotës prej 300 personash të vendosur nga pala greke në kuadër të masave të reja për parandalimin e koronavirusit.