Merr fund ‘krenaria kombëtare’, Air Albania dështim total, Turkish Airlines nis fluturimet drejt Tiranës

Ky zhvillim vjen pak pasi Air Albania pezulloi fluturimet drejt Stambollit, në një moment kur raportonte humbje financiare dhe u përball me pezullimin e licencës së operimit. Turkish Airlines, e cila mbante 49.12% të aksioneve të Air Albania, ka larguar dorën e saj nga kompania duke i shitur aksionet pas dështimit të këtij projekti.

Turkish Airlines, transportuesi kryesor ajror i Turqisë, ka nisur fluturimet e përditshme midis Stambollit dhe Tiranës, duke marrë hapur vendin e Air Albania në këtë itinerar strategjik. Kompania turke ka njoftuar se fluturimet do të kryhen çdo ditë nga Aeroporti i Stambollit, duke e përfshirë sërish Tiranën në rrjetin global të destinacioneve të saj.

Ky zhvillim vjen pak pasi Air Albania pezulloi fluturimet drejt Stambollit, në një moment kur raportonte humbje financiare dhe u përball me pezullimin e licencës së operimit. Turkish Airlines, e cila mbante 49.12% të aksioneve të Air Albania, ka larguar dorën e saj nga kompania duke i shitur aksionet pas dështimit të këtij projekti.

NOA

Air Albania u themelua në 2018 si një projekt i përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Turkish Airlines, i reklamuar gjerësisht nga Kryeministri Edi Rama si kompania kombëtare ajrore që do t’i jepte Shqipërisë statusin e një lojtari të ri në transportin ndërkombëtar. Madje, në një takim me diasporën shqiptare në Nju-Jork në vitin 2024, Rama u shpreh se po punohej për një fluturim të drejtpërdrejtë me Air Albania drejt SHBA: “Kur të ndodhë, do ta bëjmë patjetër këtu në Nju-Jork”.

Sot, ky premtim duket më shumë si një kujtim politik, ndërsa Turkish Airlines ka marrë në dorë kontrollin total të linjës më të rëndësishme në rajon. Në një treg që po bëhet gjithnjë e më konkurues, “krenaria kombëtare” Air Albania është zhdukur nga itineraret pa asnjë shpjegim publik nga qeveria, apo autoritetet ajrore shqiptare.

Rikthimi i Turkish Airlines në këtë formë shihet si shenjë e dështimit të eksperimentit me Air Albania, i cili nisi si një aleancë strategjike dhe përfundoi si një projekt i braktisur në heshtje. Për udhëtarët shqiptarë dhe turq, kjo është vetëm një çështje zgjedhjeje fluturimi, por në planin politik, është një tjetër premtim i pambajtur, që shton listën e projekteve të dështuara të qeverisë Rama.

Përgatitet dhurimin e 10% të “Air Albania” për t’i dhënë shumicën Sinan Idrizit

Qeveria i hoqi “Albcontrol”-it 10 për qind të aksioneve dhe ia kaloi Ministrisë së Ekonomisë, pa asnjë raport shoqërues, duke hapur rrugën për privatizim në favor të kompanisë “MDN INVESTIMENT”…Me Vendim nr. 15, datë 15 janar 2026, u transferuan 10 për qind të aksioneve shtetërore të “Air Albania” nga “Albcontrol” te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Vendimi nuk shoqërohet me asnjë analizë ekonomike apo relacion zyrtar. Informacionet tregojnë se lëvizja synon t’i kalojë këto aksione kompanisë “MDN INVESTIMENT” të Sinan Idrizit, për ta bërë atë aksioner shumicë, pavarësisht borxheve rreth 100 milionë euro dhe hetimeve që rëndojnë mbi shoqërinë ajrore. Transferimi krijon indicie për një tjetër pazar privatizimi në dëm të interesit publik.