Merr flakë një shtëpi e braktisur në Vlorë, humb jetën 70-vjeçari, kishte hyrë në banesë për të…

48
Sigal

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë të braktisur.

Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç (endacak), i cili ishte futur në banesën që u përfshi nga flakët.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.