Merr flakë makina në garazh, panik në një pallat në Fier (VIDEO)

219
Sigal

Merr flakë një makinë në një garazh në një pallat në lagjen ‘1 Maji’ në qytetin e Fierit. Dy automjete zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Pallati është i banuar dhe makina po vazhdon të digjet, duke bërë që banorët të përfshihen nga paniku.

Ende nuk dihen motivet e zjarrit.  I gjithë parkimi është përfshirë nga tymi ndërsa zjarrfikësit  po mundohen të shuajnë flakët. Po evakuohen banore të kateve të para të pallatit.

Si pasojë e zjarrit, kanë marrë flake edhe disa goma që ndodheshin brenda parkimit.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.

Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.