Vlorë, 2 në pranga për vepra të ndryshme penale

559
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim

për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për Dhimitraq Kominin, 52 vjeç dhe Rustem Baço, 38 vjeç, të dy banues në qytetin bregdetar.
Ndalimi i Kominin u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa ai është dënuar me 1 vit burg.
Ndërkohë, Baço u bë në lagjen “10 Korriku”, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa ai është dënuar me 9 muaj burg.