Një banesë ka marrë flakë në katin e katërt të një pallati në Durrës. Policia informon se zjarri ka ardhur prej një shkëndije elektrike.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2021, në orën 16:20, në lagjen nr.11, Durrës, në katin e katërt të një pallati, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.