Mëngjesi nis me shi, pasdite shtrëngata me rrufe në jug të vendit

337
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Që prej orëve të para të 24 orëshit reshjet do të përfshijnë veriperëndimin dhe bregdetin me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë.

Reshjet shtrëngata shiu e rrufe. Reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Pasdite dhe në mbrëmje reshjet e shiut me intensitet deri të lartë, shtrëngatat me rrufe do të përfshijnë të gjithë jugun e vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-10m/s.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore erë intensive me shpejtësi mesatare 5-25 m/s.

Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 5 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 15/23 Re shi

Kukës 14/20 Re shi

Lezhë 15/23 Re shi

Dibër 11/19 Re shi

Durrës 17/24 Re shi

Tiranë 18/23 Re shi

Elbasan 15/23 Re shi

Berat 15/24 Re shi

Vlorë 17/23 Re shi

Korçë 12/17 Re shi

Gjirokastër 13/20 Re shi

Sarandë 16/22 Re shi.