Mediat italiane reportazh për drogën në Shqipëri

535
Sigal

Mes internetit, avionëve, rrugët janë kaq alternative sa pavarësisht vigjilencës së forcave të rendit në Itali, gjithnjë del një mënyrë e re për të sjellë heroinën, kokainën dhe marijuanën në vend. Kështu nis reportazhi i të përditshmes italiane “Il Giornale” për mënyrat e trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Itali. Dhe ky, sipas gazetës është kthyer në biznesin e preferuar të kriminelëve shqiptarë.

Itinerari ballkanik është një nga rrugët më të përdorur nga korrierët e vdekjes që ndërkohë kanë mësuar dhe të hapen në rrugë të ndryshme, si për shembull në internet atu ku shitet dhe blihet praktikisht gjithçka.

Sidomos drogë dhe armë. Një lloj “amazone” që u lejon kriminelëve të mbyllin marrëveshje prej disa mijëra eurosh dhe të krijojnë lidhje me klientët pa rënë në sy. Sipas raportit të 3-mujor të fundit të antiMafias, në Itali ngarkesat me drogë që vijnë nga hashashi nga Maroku, kokaina nga Amerika e Jugut, heroina nga Lindja e Mesme, hyjnë në Mesdhe dhe vendosen në Adriatik.

Që këtu, ngarkesa e cila ndahet dhe seleksionohet nga trafikantët shqiptarë në brigjet kroate, malazeze dhe ato shqiptare, rindahet dhe dërgohet me mjete të ndryshme tek klientët italianë.