Mediat britanike: Shqiptarët, të parët për numrin e të burgosurve në Angli, ja për çfarë dënohen

447
Sigal

Mesa duket krimi shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit. Numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, deri aty sa ata përbëjnë grupin etnik me më shumë të burgosur në Angli.

Shqiptarët, të burgosur në Britaninë e Madhe përbëjnë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells, megjithë masat e marra.

“The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimin për trafik droge, kryesisht të kokainës. Ndërsa, vitet e fundit është shtuar shumë edhe numri i atyre që burgosen për trafik kanabisi në ferma, e që më pas thonë se e bëjnë këtë punë për të paguar borxhet që kanë ndaj personave që i kanë dërguar në Britani si klandestinë.