Media angleze publikon emailet e hackerave me të dhënat

147

Pas urdhrit absurd të Prokurorisë së Tiranës, media e madhe angleze publikon emailet e hakerave, VOA përgënjeshtron kryeministrin

Sigal

 

Prokuroria e Tiranës nxori një urdhër absurd që ndalon mediat të raportojnë ato që hackerat iranianë bëjnë publike në faqet dhe grupet e tyre në rrjetet e komunikimit, pas sulmit ndaj sistemit TIMS të Policisë së Shtetit, me pretendimin se cënohet siguria kombëtare. Por pikërisht një prej mediave kryesore në Britaninë e Madhe i ka dhënë hapësirë të konsiderueshme emaileve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike, të konsideruara bisedime sekrete, për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar. Në emailet e shkëmbyera mes ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, flitet për mekanizma të përbashkët parandalimi të emigracionit shqiptar drejt tokës britanike, por edhe për të goditur segmentet e krimit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa jehonë i ka bërë edhe Zëri i Amerikës duke i kushtuar një shkrim të gjithë zërave të cilët kanë dalë kundër këtij vendimi të Prokurorisë për t’i mbyllur gojën medias. “Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, pasi ato hodhën në rrjet, në faqen “Homeland Justice”, shkëmbimet e postës elektronike të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare Gledis Nano, të cilat u rimarën më pas nga mediat shqiptare” shkruanVOA. Media më herët i kushtoi një shkrim edhe deklaratave të Kryeministrit Rama të cilin e përgënjeshtronte për ato çfarë kishte thënë.“. Publikimi i tyre, tregoi se përkundrejt deklarimeve të autoriteteve, se të dhënat zyrtare nuk janë prekur, sulmi kibernetik duket se ka depërtuar në thellësi. Kryeministri Edi Rama deklaroi se “agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”. Ndërkohë që Prokuroria deklaron se “publikimi i këtyre të dhënave cenon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare”.