“Më vunë automatikun në kokë”, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit që u kercënua në Shkodër

311
Sigal

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 50 vjeçar u kërcënua me ārmë nga persona të maskuar.

Në dëshminë e parë të dhënë për forcat e policisë, Alban Lukaj ka thënë se nuk ka asnjë ide se cilët janë autorët dhe perse e kane kërcënuar.

Ai ka treguar se në momentin që ishte me makinë, autorët, me motor, e kanë ndaluar dhe i kanë thënë të zbresë nga automjeti.

Ai ka bërë siç i kanë thënë dhe më pas i kanë vënë āutomatikun te koka.

“Me kane nxjerre nga makina dhe më kanë vënë āutomatikun tek koka dhe më pas kanë qëlluar mjetin. Në momentin kur kanë qëlluar nuk kam qenë në makinë”– ka thënë ai.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autoreve.