Zbulohet një trup i pajetë pranë plazhit në Qerret, dyshimet e para

453
Sigal

Gjendet i pajetë një person ende i paidentifikuar, 200 metra larg bregut të detit në Qerret.

Policia bën me dije se ai u gjet në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, nga peshkatarët e zonës.

Ai dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.