Me pranga në duar dhe i mbledhur me qese mbeturinash, gjendet një trup i pajetë në Janinë

18
Sigal

Autoritetet greke  janë vënë në alarm mëngjesin e sotëm pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi të gjinisë mashkull në Janinë.

Sipas informacioneve të deritanishme të gjitha indikacionet në këtë moment flasin për vrasje, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të mëtejshme.

Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm, por e kanë zhvendosur trupin nga diku tjetër.

Pamjet me të cilët janë përballur autoritetet ka qenë e tmerrshme. Trupi i pajetë kishte një palë pranga në dorën e majtë ndërsa në dorën tjetër kishte një armë, e cila nuk dihet ende nëse është arma me të cilën është kryer krimi.

Trupi i viktimës ishte mbështjellë me një qese plehrash në zonën e kokës dhe këmbëve. Ndërsa busti ishte lënë i zbuluar.

Trupi i tij duket se ka lëndime, por deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, pasi në vendngjarje pritet eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.

Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk është raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonë