Më ngjyrë të kuqe, akset me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje në Shqipëri

551
Sigal

Gjatë një takimi për sigurinë rrugore në vend, drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh se janë disa pika rrugore që na kanë sjellë pasoja fatale për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe jo vetëm.

Veliu përmendi rrethrrotullimin e TEG-ut ku vetëm në 3 muaj kemi pasur 7 aksidente me pasoja fatale.

Si dhe rrethrrotullimi i Kolonjës ku në 2 muaj kemi pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Ai shtoi se numri më i madh i aksidenteve janë të hënën 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.

Sipas tij me ndryshimet në kodin rrugor, do të ketë shumëfishim gjobash për drejtuesit e automjeteve.

Gjobat do aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim i gabuar, mosdhënie e përparësisë, këshillimi-lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit.

Po ashtu kërkohet të futet gjoba këshilluese. Mendohet që këshillimi i parë të regjistrohet në databazë.