Me kokainë në dhomën e hotelit, arrestohet 33-vjeçari arab në Sarandë

263
Sigal

Një shtetas arab është vënë në pranga nga policia pasi i është gjetur një sasi droge në dhomën e hotelit në Sarandë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.