Më këmbë në borë, bllokohen rrugët

326

Njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër janë ende të bllokuara. Më shumë se 30 banorë, ndër të cilët 6 gra dhe 2 fëmijë, ecën më këmbë për orë të tëra në të të ftohtë pas bllokimit të rrugës automobilistike që të çon në drejtim të Shalës në Shkodër.

Flor Çuku thotë se i është dashur të ecë 14 orë në këmbë bashkë me të vëllanë për të shkuar në Shosh, por nuk ka mundur të shkojë.

Banorët kërkojnë që të hapet rruga. Në rast se gjendja vazhdon e tillë, banorët thonë që asnjë politikan të mos kërkojë votë nga banorët e Dukagjinit.

Janë rreth 300 familje në njësitë administrative Shalë dhe Shosh, të cilat me rifillimin e reshjeve të dëborës janë izoluar sërish dhe bëjnë thirrje për ndihmë.