Me dy 20-vjeçare në “Benz”-in e vitit 2022, si e shtypi 18-vjeçari punëtorin e pastrimit në rrugën Plepa-Kavajë

95
Sigal

Një 50-vjeçar humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti. Një makinë tip Benz, prodhim i vitit 2022 drejtohej nga 18-vjeçari Brijan Hoxha, i cili po udhëtonte në rrugën dytësore Plepa-Kavajë. Makina që mbledh mbeturinat e ndërmarrjes së bashkisë Durrës, kishte ndaluar për të zbrazur kazanët e mbeturinave.

18-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka marrë përpara punëtorin e pastrimit, Bardhyl Beqiri duke i shkaktuar vdekjen. Më pas makina ka devijuar trajektoren dhe ka përfunduar në garazhin e një hoteli. 18-vjeçari udhëtonte së bashku me dy 20-vjeçare dhe të tre ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.