Me 77 vota pro, Kuvendi miraton Paketën e Rezistencës Sociale

136
Sigal

Me 77 vota pro dhe 44 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës. Ndërsa ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat është miratuar me 77 vota dhe 38 kundër.

Po ashtu Kuvendi ka miratuar gjithashtu emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Angjeli ka marrë 90 vota pro, ndërsa Ahmetaj 80 vota pro.

Kryeministri Edi Rama tha se me Paketën e Rezistencës Sociale do të shtohet mbështetja për naftë falas për fermerët, ndërkohë që do të financohen fermerët me 14 mln dollarë për këtë skemë.