E kthyer dy javë më parë nga Milano, 70-vjeçarja rasti i pestë me koronavirus në Vlorë

342
Sigal

Një grua 70-vjeçare bëhet rasti i pesë me koronavirus në Vlorë. Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer më datën 8 mars, dy javë më parë nga Italia.

Zona ku kishte qenë në Itali ishte afër Milanos, në Lombardi, zona më e prekur në gjithë botën nga koronavirusi.

Pak ditë më parë ajo ka rezultuar negative por pasi telefonuan përsëri 127 ajo rezultoi pozitive dhe u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë me autoambulancë.

Testi tregoi që burri i saj rezultoi negativ, por do të qëndrojë në karantinë. Autoritetet kanë mundur të dezinfektojnë banesën dhe fshatin pasi gruaja rezultoi pozitive.