Më 18 Qershor 2017 do dyfishojmë rezultatet e zgjedhjeve të arritura në 2013

682
LSI / Sekretari I Përgjithshëm Indrit Brahimllari dhe deputetët Nasip Naço dhe Gledjon Rehovica ndezin motorët e fushatës në Berat 
Në mesditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim në Bashkinë Berat ka ndezur motorët e fushatës ku primare në këtë rast ka qenë takimi me strukturat e saj si dhe caktimi i 8 koordinatorëve 4 për qytetin dhe 4 për Njësitë Administrative. Të pranishëm ishin sekretari përgjithshëm Endrit Brahimllari, sekretari politik i LSI-së për Qarkun e Beratit Nasip Naco, deputeti i zonës, Gledion Rehovica si dhe kryetari Bashkisë njëherësh edhe kryetari kësaj partie për Bashkinë e Beratit Petrit Sinaj. Sekretari përgjithshëm i Lsi-se Brahimllari tha, se ky është takimi i parë që unë e organizoj dhe marRë pjesë, por dua t’ju them se rruga e vetme për të dyfishuar rezultatin ose për të trefishuar atë, është puna në organizatat e partisë, është puna që duhet të bëjë secili nga ne me ju dhe me anëtarësime në bashkinë e Beratit. Ne si LSI kemi deputetë nga qarku i Beratit, por kemi dhe një përfaqësim shumë të fortë në pushtetin vendor, kjo është një mundësi që të kemi një rritje spektakolare në Qarkun e Beratit. LSI ka një qasje shumë të qartë për sa i përket politikës, sepse LSI është alternativa e kompromisit, është alternativa e bashkëpunimit . Naço tha se Vota në Berat nuk jepet , por ajo merret duke fituar besimin tek qytetarët. Rehovica tha se puna jonë duhet të shtrihet në bazë atje ku dhe janë votat, puna jonë duhet të konsistojë tek konsolidimi i strukturave dhe shtimi i anëtarëve të LSI-së në të gjithë Qarkun tonë e më gjerë. Më herët Petrit Sinaj tha se LSI-ja në Berat ka si objektivë dyfishimin e votave në Berat në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 krahasuar kjo me zgjedhjet e 2013. Një tjetër objektiv, Sinaj në cilësinë e kryetarit të LSI-së për bashkinë Berat tha se është dyfishimi i radhëve të anëtarësisë si dhe të koordinimit të punës me strukturat dhe kryesisht me LRI-në dhe me LGI-në. Faktorë të cilët do të na sjellin fitoren në 2017 në Berat.
Nasip Naço nga Berati – Gjatë diskutimit u shpreh se: “Votat në Berat nuk jepet, por merret vetëm duke fituar besimin e qytetarit”. Ndaj ne kemi një objektiv të qartë, ne duam që përpara se të shtojmë çdo ditë anëtarësimet në forcën tonë politike LSI, më parë duhet të krijojmë besimin tek qytetari, simpatizanti jonë e më gjerë dhe e dyta të konsolidojmë strukturat, sepse janë baza e shëndoshë për një fitore të sigurt. Ne themi ti dyfishojmë rezultatet e zgjedhjeve duke i krahsuar me 2013 dhe me ato të pushtetit vendor në 2015, por më parë duhet që të punojmë së bashku që veç frymës së besimit të krijojmë edhe një aleancë të fortë mes LSI-së, qytetarit dhe votuesit në përgjithësi. Kjo arritje do na bëjë një faktor në Qarkun e Beratit për të qenë forca e parë politike dhe për të arritur këtu duhet kontributin e gjithë secilit prej nesh, atje ku bëjmë pjesë në atë organizatë atje në lagje apo në fshat, duke krijuar stabilitet në strukturat dhe duke i shtuar numrin e tyre me anëtar të rinj, sepse me struktura të forta dhe me shtimin e anëtarësimeve do të presim një rezultat të sigurt të forcës tonë politike në këtë qark dhe më gjerë ka përfunduar fjalën e tij Naço .
Indrit Brahimllari Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, tha: “Është kënaqësi të marrësh pjesë në takim me strukturat e Levizjes Socialiste për Integrim në Berat, pasi kjo forcë politike në Berat është një ndër strukturat tona më të organizuara dhe për këtë doja t’ju falënderoja, ju, për punën e palodhur që bëni çdo ditë në bazë me anëtarët dhe simpatizantë e LSI-së, por dhe me qytetarët. Nasipin, Gledin dhe Petritin për kontributin që japim për LSI, në Berat. Ne do vazhdojmë pa u lodhur punën e mirë që ju keni nisur pasi detyra jonë është të jemi pranë çdo qytetari, të organizojmë çdo organizatë partie sepse baza e funksionimit të LSI-së, jeni ju që përballeni çdo ditë me vështirësi nga me të ndryshmet, të zbatojmë meritokracinë dhe të forcojmë rolin e forcës tonë politike me qellim që vendimet që marrim të jenë sa më kolegjiale dhe gjithëpërfshirëse. Vendi ka nevojë për një politike më bashkëpunuese dhe konsensuale për një politik larg konfliktit dhe me afër shërbimit qytetar. Puna e LSI është fokusuar tek stabiliteti dhe qëndrueshmëri, mirëqenie dhe shërbim për çdo qytetar.
Gledjon Rehovica mes të tjerash citoi : “Kjo fushatë dhe këto zgjedhje janë një provë e fortë për të gjithë ne. Prova më e madhe është ballafaqimi me elektoratin me njerëzit kudo në të gjithë qarkun e Beratit. Janë këta njerëz që do na gjykojnë ne, për çfarë kemi bërë dhe s’kemi bërë. Janë këta njerëz që do na gjykojnë ne, se si jemi sjellë. Janë këta njerëz që do na japin apo jo besimin e tyre edhe për katër vitet e ardhshme me të mirat dhe të metat tona. Qytetari,shqetësimet e hallet e tij të përditshme kanë qenë për LSI-në, themelet e programit të saj. Aftësia për të bërë një politikë pa komplekse, të prirur nga konstruktiviteti. Aftësia për ta ulur politikën në tavolinën e dialogut e për ta nxjerr nga lufta e verbër politike. Aftësia për të promovuar e rritur aktorë politikë të rinj dhe duke i dhënë të kuptojë gjithkujt se fatet e vendit janë shumë më të rëndësishme se fatet e kujtdo nga ne janë karakteristikat që e kanë udhëhequr Lëvizjen Socialiste për Integrim në këtë rrugëtim që nga krijimi i saj e deri më sot. Prandaj njerëzit kanë nevojë për këtë forcë politike si dhe politika ka nevojë për LSI-në, biznesi ka nevojë për të, rinia ka nevojë për LSI -në, dhe mbi të gjitha Shqipëria ka nevoje për lëvizjen socialiste për Integrim. Forca jonë politike është një parti me vlera, e cila ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje nga zgjedhjet në zgjedhje. Trend ky që patjetër duhet rruajmë edhe në betejën që kemi përpara”. Ndërsa vijoi – Të gjithë e kujtojmë sa i harruar ka qenë qarku i Beratit pa LSI nga këndvështrimi i investimeve publike. Të gjithë e kujtojnë arrogancën politike pa LSI. Të gjithë e kujtoni që të filloje pune: në arsim , shëndetësi, apo kudo tjetër para disa vitesh nuk mund të ndodhte pa paguar drejtorin apo deputetin sikur administratën ta kishin pronë të tyren. Kjo ka qenë njëra nga sfidat kryesore që në si LSI kemi pasur dhe që besoj se ja kemi arritur. Një fenomen ky i shëmtuar që kishte lëshuar rrënjë në shoqërinë shqiptare. Mbase edhe sot ka raste sporadike por situata ka ndryshuar tërësisht. Dhe përfitoj nga rasti t’ju ftoj të gjithë juve të bëheni pjesë e luftës tonë të përditshme kundër këtij fenomeni. Sukseset e LSI i takojnë në radhë të parë kryetari të saj i cili me qetësi dhe dashuri ka mundur ta drejtojë atë realisht duke njohur vetëm rritje në elektorat dhe në numrin e deputetëve. Prandaj një falënderim të veçante dhe një duartrokitje për Ilir Metën. Por objektivat dhe synimet janë akoma më të mëdha. Përpara kemi një fushate të gjatë por edhe mjaft të egër duke parë zhvillimet e fundit. Fitorja e këtyre zgjedhjeve është edhe sfida më e madhe që kemi sot dhe që kthehet në një përgjegjësi dhe një motiv më shumë për të gjithë ne, për të punuar më fortë dhe më të bashkuar. Kjo do të jetë një sfidë e madhe dhe unë mendoj se ka vetëm një rrugë për të përballuar këtë sfidë. Kjo është rruga e punës, e bashkëpunimit, e solidaritetit, e besimit ndaj njëri tjetrit dhe përkujdesjes ndaj qytetarit. Kjo është rruga e fitores dhe me bindjen me të madhe them se LSI, ka të gjitha kapacitetet për të dalë forcë e parë politike në qarkun e Beratit sepse ne kemi qenë dhe jemi më të mirët.
Sigal