Mbytet 60-vjeçarja në bregdetin e Durrësit, policia jep detajet

100
Sigal

Një 60-vjeçare me inicialet Sh.S është mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të këtij qyteti.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin  e policisë.